22:40 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Trajneri Kuka reagon për heqjen e flamurit të Kosovës në ‘Tarragona’ (Video)

Flamuri i Republikës së Kosovës është larguar nga faqja zyrtare e Lojërave Mesdhetare ‘Tarragona’.

Kjo gjë u bë pikërisht nga shteti që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, Spanja. Njëkohësisht duhet përkujtuar që ky veprim është shkelje pasi Kosova është e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Komitetit Olimpik.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe trajneri i njohur Driton Kuka.

Kuka që njihet për udhëheqjen e xhudistëve drejt medaljeve të arta në këtë garë, përmes rrjetit social Facebook ka deklaruar se shteti po bëhet edhe nëse krejt shtetet janë kundër Kosovës, ju pëlqeu kjo apo jo.

Kuka nuk ka hezituar që të bëjë publike edhe një video nga ceremonia e ndarjes së medaljes së artë për Distria Krasniqin, kosovaren e cila solli medaljen mori medaljen e artë në Tarragona, ku prezent ishte edhe flamuri shtetëror i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Në këtë garë me medalje të arta u shpërblyen edhe Nora e Akil Gjakovë, ndërsa me të argjendën u shpërblye Loiana Kuka.

Postimi i Kukës:

Ju pëlqeu e sju pëlqeu kot e keni tash!
( Shtetit nikoqir )
Në Tarragona të Spanjës Ceremonia e medaljes së parë të artë në Lojëra Mesdhetare!
Shteti po bëhet në krejt shtetet që janë kundër!