13:10 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Trajtimi i ujërave të zeza – ndihma e radhës nga Salah

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka bërë të qartë se ai nuk është vetëm një lojtar i klasit botëror në fushë, por edhe jashtë fushës, pasi edhe njëherë ka ndihmuar vendin e tij të origjinës, Egjipt.

Ai ka shpenzuar 45,000 dollarë për sigurimin e pajisjeve për ndërtimin e trajtimit të ujërave të zeza dhe dëshiron që edhe një herë të përmirësojë jetën e atyre që kanë shumë më pak se ai.

Lojtari është i njohur për të bërë gjëra të tilla, duke ndërtuar spitale dhe duke ndihmuar shkollat dhe edukimin e njerëzve në Egjipt, dhe tani është duke e kthyer vëmendjen e tij në furnizimin me ujë, pasi ka tentuar të frenojë gjithashtu edhe çështjet e drogës. /IndeksOnline/

Temat: