19:11 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

Transferimi i Salah te Al Ittihad, Liverpuli thotë fjalën e fundit

Ditën e sotme është raportuar se Al Ittihad dëshiron transferimin e Mohamed Salah.

Kampioni i Arabisë janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit egjiptian, shkruan IndeksOnline.

Por gjashtë herë fituesi evropian ka thënë fjalën e fundit rreth këtyre raportimeve.

Liverpuli ka informuar Al Ittihadin se nuk do të ketë negociata pasi Mohamed Salah nuk është në shitje.

Pavarësisht kësaj, oferta astronomike e skuadrës arabe mbetet e vlefshme, dhe shpreson që Salah të detyrojë një levizje në lindjen e mesme./IndeksOnline/