12:57 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / A. M.

Traumatikët janë çue peshë !

Nga Agim Muhaxheri

… i vërsulen tarrakopat Albin Kurtit, ka qenë ky pjesëtar i UÇK-së apo jo ?

———

“Pacientin” e Serbisë, Unmik-ut dhe Eulex-it, Albin Kurtin nuk e lënë të qetë traumatikët, tarrakopat që s’kanë bërë gjë të hajrit për Kosovën.

Sërish dalin në skenë tash kur po zihet puna me Serbinë armike për punën e targave të përkohshme.

Tipat me hu në krah, në vend se të merren me Serbinë, merren me Albinin… Ta shurdhojnë b*…

May be an image of 1 person

E bëjnë Kuvendin lamë thiu.

Na kena liftue, Albini s’ka liftue, s’ka qenë në UÇK…, thonë ulërakët.

Shihe ti, s’ka qenë në UÇK !

Albini, personazhi im, i shkrimeve për të në proceset gjyqësore, jep sqarimin në Kuvend:

Unë kam qenë sekretar i Zyres së UÇK-së në Prishtinë, që drejtohej nga Adem Demaçi… Pyeteni për këtë ish- komandantët, Sylejman Selimin e Rrustem Mustafën – Remin, tha ai.

Selimi e Remi e konfirmuan atë çfarë tha Albini me deklaratat e tyre në portale…

Dhe një vërejtje ime e vockël: Përse Albini e ulë vetën para tipit AbelardË dhe bashkëpartiakut të tij Kamish rrencit, Kamishit të SHIK-ut ?

Pse ?

Kush janë këta me u rrëfye para tyre ?

Neuropsikiatri Andon Mançevski i Bardovcit të Shkupit do t’ua kishte dhënë terapinë…

… I kishte kfjellur këta balosha.