18:42 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tre fëmijëve ju kthehet dëgjimi pas operacionit në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë përfunduar tri operacione të suksesshme, ku tre fëmijëve Rronit, Enesit dhe Vensit iu  është kthyer dëgjimi.

Ky operim është përfunduar nga mjekët sllovenë, kështu pas një marrëveshje bashkëpunimi të  Ministrisë së Shëndetësisë me SHSKUK-në dhe Klinikën e ORL-së.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebok’, i pari i ministrisë bëri të ditur se do të krijohen edhe  marrëveshje të reja për të shtuar shërbimet profesionale 24 orë në shtatë ditët e javës.

“Fëmijët tanë meritojnë jetë normale! ❤️

Rroni, Enesi dhe Venisi?së shpejti do të kenë mundësi të komunikojnë pa probleme me prindërit dhe shokët e tyre, pasi që sot kanë kaluar me sukses operimin për kthimin e dëgjimit?. Operimi është kryer nga mjekët sllovenë?‍⚕️, si pjesë e marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë me SHSKUK-në dhe Klinikën e ORL-së?. Gjatë kësaj jave kemi pasur 10 operacione të tilla me sukses të plotë. Në kuadër të bashkëpunimit tonë me vendet e zhvilluara, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ?? do të lidhë marrëveshje me Spitalin e Përgjithëm të Sllovenisë ??, “Izola”, për të shtuar kuadrot dhe shërbimet profesionale. #24/7PërShëndetësinë

(Shënim: Realizimi dhe publikimi i këtyre fotografive është bërë me lejen e prindërve)” ka shkruar ministri Ismaili në llogarinë e tij personale në “Facebook”.