12:59 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Tre gjeneralë në një tavolinë, Dauti, Agimi e Syla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, njëherësh ish-pjesëtarë i UÇK-së, Daut Haradinaj ka zgjedhur që pesë marsin e këtij viti ta kalojë pikërisht me dy bashkëluftëtarë.

Sot kur shënohet përvjetori i Epopesë së UÇK-së dhe rënia historike e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjes së tij, Haradinaj është takuar me ish-bashkëluftëtarët, Agim Çeku dhe Sylejman Selimi.

Haradinaj ka theksuar se sot po kalon ditën bashkë me gjeneralët e ‘luftës dhe paqes’, shkruan Indeksonline.

“Respekt për këtë ditë të veçanë të kombit tonë”, shkroi Daut Haradinaj./Indeksonline/