15:55 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tre kandidatët kryesor për ta marrë rolin e trajnerit te Barcelona

Ernesto Valverde është në presion duke i pasur parasysh paraqitjet e Barcelonës kohëve të fundit, andaj edhe tifozët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Andaj raportohet që skuadra katalunase i ka menduar opsionet për ta zëvendësuar Valverden.

Emrat që po mendohen se do ta zëvendësojnë Valverden janë: Erik ten Hag, Marcelo Gallardo dhe Ronald Koeman.

Të tre trajnerët kanë treguar suksese me punën e tyre andaj edhe po shihen si kandidantë të denjë për Barcelonën, pasi që e njohin lojën e kësaj skuadre./Indeksonline/.