10:52 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Tre lojtar të formacionit të parë do të largohen nga Milani gjatë verës

Milan duket se do të pësojë shumë ndryshime në verë, teksa lëvizjet e para nisën që në stan drejtues, ku pak kohë më parë u largua Zvonimir Boban.

Gjithashtu, përveç kroatit, pritet që edhe Maldini të largohet, pasi në klub mund të afrohet Ralf Rangnick.

Përveç drejtuesve, Milan pritet të largojë edhe disa lojtarë, që në sezonin aktual kanë qenë pjesë e rëndësishme e ekipit.

Sipas “Tuttosport”, në verë klubi kuqezi do të largojë Franck Kessie, Andrea Contin edhe Matteo Musachion.

Të tre këta lojtarë kanë qenë titullarë për pjesën më të madhe të sezonit, por stafi drejtues duket se nuk është i kënaqur me ta.

Kessie mund të largohet në Premier League, ndërsa për Contin është thuajse e sigurt që do të kalojë në një ekip tjetër të Serie A. Musachio është i vetmi që ende nuk dihet se çfarë destinacioni mund të ketë.