10:25 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Tre shqiptarët e pushtuan mbrëmë Eurovizionin, ndërsa Rita Ora e ‘kalli’ skenën në Angli (Foto)

Derisa tre shqiptarët Eugent Bushpepa, Eleni Fouriera dhe Ermal Meta mbrëmë shkëlqyen në finale e Eurovizionit, ku me zërin dhe performancat e tyre pa dyshim bënë dallimin, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora e ka ndezur skenën “02 Academy Leeds” në Angli, shkruan Indeksonline.

Veshur në të kuqe ajo ka performuar para fansave të saj, teksa këto imazhe i ka ndarë edhe me tjerët në llogarinë Instagram.
Ndër hitet e saj ajo ka performuar edhe këngën e re ‘Girls’ që e solli në bashkëpunim me Bebe Rexhen, Cardi B, dhe Charli XCX.

Kujtojmë që Rita ditë më parë është shprehur se është biseksuale./Indeksonline/