13:28 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

3 të arrestuar për kontrabandë me migrantë, në Slloveni

Policia sllovene ka arrestuar tre persona në zonën e Koprit në 24 orët e kaluara për kontrabandë të 21 migrantëve, tha sot policia.

Qytetarë të Sllovenisë, BeH dhe Rumanisë janë arrestuar në bazë të një raporti të një qytetari, raporton Hina.

Është pohuar se të huajt që hynë në vend në mënyrë të paligjshme, kryesisht janë shtetas të Sirisë, Turqisë dhe Afganistanit, të cilët u gjetën afër Kozinës.