19:17 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Trepça ’89 i premton presidentit Zeka për ditëlindjen e tij, kualifikim në Evropë

Stafi i Trepçës 89 sot e ka shënuar ditëlindjen e presidentit Abedin Zeka. Me këtë rast futbollistët dhe trajnerët i kanë dhënë një premtim interesant Zekës.

Ekipi mitrovicas është në gjysmëfinale të Digitalb Kupës dhe në rast të triumfit në këtë garë do të sigurojnë të drejtën e daljës në kualifikime të Ligës së Evropës.

Stafi i 89-shit i ka premtuar presidentit Zeka që do ta fitojnë Digitalb Kupën. Ky është njoftimi i Trepçës 89.

Sot Presidenti i KF TREPÇA’89 FC z. ABEDIN ZEKA BEKI feston ditëlindjen. Në një befasi festive simbolikishtë Anëtarët e Kryesisë, Stafi i Trejnerëve dhe Lojtarët Uruan dhe Përgëzuan Presidentin z. Zeka.
Dhurata Premtuese për z. Zekën nga i gjithë Stafi i KF TREPÇA’89 FC është që duke pasur parasysh faktin se T’89 është 
garë për Kupën e Republikës së Kosovës dhe pikërishtë si fitues i Kupës do t’Ja sigurojnë klubit automatikisht pjesëmarrjen në Arenën Ndërkombëtare.
Z. President URIME
Fat, Suksese dhe Shëndet në jetë