19:29 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Trepça 89, skuadra e parë që uron fitimin e betejës së Arianit Ahmetit me FFK-në

Me 4 dhjetor, FFK me në krye Agim Ademin e kanë larguar nga puna, zv-sekretarin Arianit Ahmeti, pasi ky i fundit kishte shfaqur interesimin për të kandiduar për kryetar të Federatës.

Ahmeti e kishte parë si të pa drejtë këtë vendim dhe është ankuar në organet kompetente. Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe vendimi nga Inspektorati i Punës.

IP ka gjetur një mori shkeljesh në vendimin e FFK-së për të shkarkuar Ahmetin nga detyra që ka mbajtur në Federatë.

Këtë vendimi i është gëzuar kryesia e klubit të KF Trepça 89′ të cilët kanë uruar Ahmetin përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook:

Urime zv Sekretar

Drejtesia vonon por ne fund triumfon, urime Arianit kthim te mbare, aty ku e le.
Shpresojme shume se edhe shume shpejt do te kthehen te gjithe ata qe i ofroi dhe punoi me ta i ndjeri Legjenda Fadil Vokrri.
Ata qe padrejtesisht i morren keto vendime tani te argumentuara kunderligjshem, te ju vie turp nga keto veprime qe shkaktuan per heren e pare opozite ne FFK, si dhe deme te medha, ndasi e hasmeri mes klubeve.
E drejta triumfon gjithmone ne fund.

Me Respekte
Kryesia e KF TREPÇA’89 FC
Presidenti z. Abedin Zeka BEKI