21:32 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trepça befason Bashkimin në Prizren

Trepça ka fituar në udhëtim te kampioni aktual, Bashkimi, me rezultat 88:84, në ndeshjen e javës së 7-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ky rezultat mund të konsiderohet si si befasishëm, duke marrë parasysh nismën tejet të dobët të “Minatorëve”, të cilët fitoren e parë e shënuan vetëm në javën e kaluar (java e 6-të) kur e mundën Borean.

Besnik Azemi me 25 pikë të shënuara ishte lider i Trepçës në ndeshjen e sotme, në të cilën pikë dyshifrore patën edhe Mark Dorris (20) dhe Dwane Miner (17).

Ndërsa, te Bashkimi më efikasit ishin: Michael Martin me 28 dhe Jordan Capps me 26 pikë.Për Bashkimin kjo ishte humbja e katërt në 7 javët e para të kampionatit.

Temat: