“Trepça” liron pronën 1.2 milionëshe në Prishtinë
Ka vijuar procesi i lirimit të pronave të “Trepça” Sh. A., në Prishtinë.
Pas lirimit të mëhershëm të një pjese të parcelës nr. 73-0, shoqëria aksionare “Trepça” ka njoftuar që së fundmi është realizuar edhe lirimi i një pjese tjetër të kësaj parcele, e cila për vite me radhë ka qenë e uzurpuar.
Sipërfaqja e liruar prej 50 arësh ka një vlerë të tregut mbi 1.2 milionë euro, duke përfaqësuar një rikthim të rëndësishëm të pasurisë së ndërmarrjes.
“Trepça” Sh.A. mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe rikthimin e pronave të saj, në përputhje me ligjin dhe në funksion të interesit publik”, thuhet në njoftim.

