75 Mall Live Search
13:14 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / OSH

Tri ditë gara çiklistike në Kosovë, do të bllokohen përkohësisht disa korsi

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton opinionin publik se më 5, 6 dhe 7 qershor 2026 (e premte, e shtunë dhe e diel), Federata e Çiklizmit e Kosovës do të organizojë Garën Ndërkombëtare të Çiklizmit
në disa segmente rrugore të Republikës së Kosovës, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Gjatë zhvillimit të garës, në segmentet e parapara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit sipas itinerarit të mëposhtëm:

5 qershor 2026 – e premte• Mbyllet njëra korsi në autostradën “Arbën Xhaferi”

• Ora 13:00• Nisja: sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë• Itinerari: Në drejtim të Prishtinës• Përfundimi: Kthimi në kilometrin 28.

6 qershor 2026 – e shtunë• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit (73 km)• Ora 09:00

• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Hani i Elezit (32 km)• Ora 11:30

• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Prishtinë – Hani i Elezit (95 km)• Ora 13:00

• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit (80 km)• Ora 16:00

7 qershor 2026 – e diel• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Podujevë (kthimi në Trudë) – Lipjan – Ferizaj – Hani i Elezit (120 km)• Ora 10:00

• Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Trudë (kthim) – Fushë-Kosovë – Llapushnik – Duhël (kthim) – Llapushnik – Fushë-Kosovë – Ferizaj (183 km)• Ora 14:00

Për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve, Federata e Çiklizmit e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kufizimet e përkohshme gjatë zhvillimit të garës, si dhe apelon për respektimin e udhëzimeve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimit rrugor të vendosur përgjatë itinerarit.