12:13 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Tri lagje të Prishtinës sot gjatë ditës do të mbesin pa ujë

Ujësjellësi rajonal “KRU” ka njoftuar se për  shkak të një rrjedhje të ujit në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën ” Shaqir Igrishta” , ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.

“Si shkak i këtij intervenimi , pa ujë të pijshëm  mund të mbesin disa objekte të zonës së  Mati 1, rruga ” Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura)”, thuhet në një njoftim të ujësjellësit rajonal.