75 Mall Live Search
15:14 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tri ndeshjet e ardhshme të Dritës – pikë kthese për skuadrën e Shpëtim Duros

Sezoni, 2017/18 ishte jashtëzakonisht i suksesshm për Dritën e Gjilanit.

Skuadra gjilanase arriti ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës si dhe Superkupën e Kosovës në futboll.

Pas këtyre sukseseve, filloi rënia drastike e Dritës dhe kjo qysh në fillimin e sezonit të ri.

Pas rezultateve të dobëta, edhe trajneri, Bekim Isufi dha dorëheqje nga posti i të parit të skuadrës, shkruan IndeksOnline.

Image may contain: one or more people, tree, grass, child, sky, outdoor and nature

Pasardhës i Isufit u emërua trajneri shqiptar, Shpëtim Duro, i cili e filloi aventurën te Drita me humbje në derbin lokal nga Gjilani.

Tani, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, kampioni në fuqi i Kosovës gjendet në vendin e dhjetë me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

Duro me Dritën e tij tani do ta synojë rimëkëmbjen, duke i fituar ndeshjet e radhës.

Në kuadër të javës së tetë, Drita do të përballet me ish-kampionin e Kosovës, Trepçën’89 në Gjilan.

Image may contain: one or more people, people playing sports and text

Tutje, Drita do të udhëtojë në Skënderaj për t’u përballur me Drenicën dhe më pas do të jetë nikoqir i Ballkanit.

Dhe nëse futbollistët e Dritës dëshirojnë që t’i gëzojnë tifozët, atëherë duhet të marrin nëntë pikë nga tri ndeshjet e ardhshme./IndeksOnline/