14:34 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dy skuadra sigurojnë biletën për çerekfinale, dy ndeshje shkon në vazhdime

Ka përfunduar koha e rregulltë në katër ndeshjet e sotme të zhvilluara në Kupën e Kosovës.

Dy prej këtyre skuadrave e kanë siguruar biletën për në çerekfinale, ndërsa, dy kanë shkuar në vazhdime.

Ballkani, Feronikeli dhe Istogu janë skuadrat që kanë arritur në çerekfinale, ndërsa 89-shi – Flamurtari vazhdojnë në vazhdime, transmeton IndeksOnline.

Feronikeli, ish-kampioni i Kosovës, ka arritur që të triumfojë ndaj Dukagjinit me rezultat bindës, 4-0.

Nga ana tjetër, Gjilani pësoi humbje turpëruese nga Ballkani në Suharekë me rezultat, 3-0.

Dhe krejt në fund, Istogu u mposhtë nga Kika në penallti, pasi ndeshja pas vazhdimeve mbaroi, 2-2../IndeksOnline/