“Trikolorët” befasojnë kampionin aktual (Video)
Kombëtarja e Meksikës ka befasuar kampionin aktual botëror.
Meksika ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 Kombëtaren e Gjermanisë, në ndeshjen e parë të grupit F, shkruan IndeksOnline.
Dy ekipet e nisën mjaftë mirë ndeshjen, por “Trikolorët” dukeshin më të përgatitur.
Në minutën e 35’të, pas një kundërsulmi të shpejtë, ekipi i trajnerit kolumbian, Osorio kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Lozano.
Me këtë fitore Meksika tani kryeson tabelën e grupit F me 3 pikë, kurse Gjermania në pozitën e fundit. Kujtojmë që në këtë grup bëjnë pjesë; Suedia dhe Korea e Jugut./IndeksOnline/