16:27 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Trump anulon samitin me Kim në Singapor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar një samit të shumëpritur me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un, i cili ishte planifikuar të mbahej më 12 qershor në Singapor.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Trump anuloi samitin për shkak të “zemërimit të madh dhe armiqësisë së hapur në njoftimin e fundit të Kim”.