22:21 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Trump e pranon se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar sensacionin se Rusia ka ndërhyrë bë zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Ai këtë e ka pranuar para gazetarëve, duke thënë se ndërhyrja nuk kishte ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, shkruan Metro, transmeton Indeksonline.

Trump tha: “Ndërkohë që veprimet e Rusisë nuk patën asnjë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve, le të bëhem krejtësisht i qartë kur them dhe e kam thënë shumë herë se e pranojë vlerësimin e komunitetit të inteligjencës se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016. Por mund të jenë përfshirë edhe të tjerë”, ka deklaruar ai.

Gjatë konferencës për media pas takimit të djeshëm me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Trump tha se ai ka gabuar që gjatë samitit të tyre në Helsinki ka thënë se nuk kishte “ndonjë arsye” për të menduar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016./Indeksonline/