10:24 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trump, General Motors-it: Jeni duke luajtur me njeriun e gabuar

Nuk është e lehtë të gjesh një temë ku Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau mund të bien dakord.

Por kur është fjala për njoftimin e General Motors për mbylljen e fabrikave në të dy vendet, dy politikanët janë në të njëjtën faqe. Të dy shprehën zhgënjimin e tyre lidhur me vendimin e GM-së që do të ndikojë në jetën e më shumë se 14,000 punëtorëve në Amerikën e Veriut, transmeton IndeksOnline.

Pa dyshim, Trump ishte shumë më i hapur se kreu i shtetit i Kanadasë.

“Ata më mirë e kanë të hapin një fabrikë të re sa më shpejtë”, tha Trump për The Wall Street Journal.

“Unë e dua Ohion. U thash atyre, po luani me personin e gabuar”, shtoi Trump.

Presidenti i SHBA u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai kishte biseduar me drejtorin e përgjithshëm të GM-së, Mary Barra dhe “ishte shumë e vështirë” me të.

Unë fola me të kur dëgjova se po mbylleshin dhe i thashë,” E di, ky vend ka bërë shumë për General Motors. Ju më mirë të ktheheni atje, “citohet Trump të ketë thënë.

Të hënën, General Motors njoftuan se do të ndalonin prodhimin në fabrikën e tyre në Lordstown të ​​Ohajos ku është bërë Chevrolet Cruze. Kjo është diçka që bëri Trump veçanërisht të zemëruar: “Ata thonë se Chevy Cruze nuk po shitet mirë. Unë thashë, mirë, merrni një makinë që po shitet mirë dhe e vendosni përsëri “.

Si gjithmonë, Ohajo do të jetë një shtet kyç në fushatën presidenciale 2020. Në zgjedhjet e vitit 2016, Donald Trump fitoi shtetin me më shumë se 8 pikë përqindjeje.

Sa për Justin Trudeau, ai tha se kishte folur me Mary Barra të dielën për të shprehur “zhgënjimin e thellë në mbylljen” e uzinës Oshaëa pranë Torontos. Kryeministri kanadez gjithashtu njoftoi mbështetje për punëtorët e pushuar./IndeksOnline/

Temat: