20:07 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Trump kërkon ligje më të ashpra për shpifjet në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur ligjet amerikane për shpifjet një “turp i madh”, duke kërkuar kështu edhe sanksione më të mëdha për njerëzit që bëjnë akuza të tilla, transmeton Indeksonline.

Ai këtë koment e bëri në ditën kur avokati i tij persona, Michael Cohen, paraqiti një padi për shpifje ndaj Fusion GPS dhe Buzzfeed në lidhje me një libër të publikuar ku flitet për lidhjet e dyshuara midis Rusisë dhe fushatës së Donald Trump./Indeksonline/