20:05 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trump nuk do që ta dëgjoj inçizimin e vrasjes së gazetarit saudit

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp deklaroi sot nuk do të dëgjojë incizimin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe në Stamboll.

“Nuk dua ta dëgjoj atë regjistrim, nuk kam asnjë arsye, unë di gjithçka që ka ndodhur dhe nuk e dëgjoj … Ishte shumë e dhunshme dhe e tmerrshme,” tha Trump duke e quajtur atë një “incizim të vuajtjeve”, raporton Reuters.

Trump përsëriti se ai dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite pavarësisht nga vrasja e Khashoggi dhe vuri në pikëpyetje akuzat për përfshirjen e princit saudit Muhamet bin Salman në vrasjen e gazetarit.

“Ai më tha se nuk kishte asgjë të bëjë me të,” tha Trump, duke shtuar se shumë njerëz i thanë atij se Salman nuk dinte për vrasjen.