19:04 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tubim madhështor i PDK-së, mbushet sheshi

Partia Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Në tubimin e PDK-së është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve për ta përcjellë.

Nga një fotografi që është bërë nga lart shihet se sheshi është mbushur nga qytetarët e shumtë. /Indeksonline/