23:57 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tuna dhe Patrisi thyejnë heshtjen, tregojnë se ku u njohën

Tuna dhe Patrisi janë një nga çiftet më të dashur nga publiku, por edhe shumë diskret.

Lidhja e tyre e më pas martesa u zbulua nga mediat pasi Tuna dhe Patrisi preferuan që çdo etapë ta shijonin në privatësi. Tanimë ato janë prej disa vitesh bashkë dhe kanë krijuar familjen e tyre. Mëgjithatë si janë njohur të dy kishte mbetur ende enigmë.

Patrisi është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku është shfaqur për herë të parë në një emision. Ai tregoi se me Tunën është njohur në palestër.

“Jemi njohur në palestër se kjo që kur e njoh vetëm në palestër. Ha natën dhe shkrin ditën. E kemi si moto. Në mëngjes fillojmë me ushqim dietal dhe në mbrëmje përfundojmë me një picë”, u shpreh Patrisi.