19:29 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Turneu “Beach Volley Prishtina” në kuadër të festimeve për 20 vjetorin e çlirimit

Klubi i Volejbollit Prishtina Volley M në përkrahje të Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës, organizon turneun e volejbollit në rërë “Beach Volley Prishtina ’19”.

Turneu organizohet në shënim të ditës së çlirimit, respektivisht 20 vjetorit të çlirimit dhe organizohet në kuadër të aktiviteteve 20/20.

Turneu do të mbahet me dt. 22/23 Qershor në fushat pranë Fakultetit të Edukimit Fizik në Kampusin Universitar.

 
Hapja zyrtare bëhet neser me 22 Qershor me fillim në ora, 13:00. Në hapje do të marrin pjesë Rektori i Universitetit të Prishtinës z.Marjan Demaj, Drejtori i Sportit z. Fitim Rexha, Kryetari i FVK z.Abedin Ibrahimi dhe figuara tjera të shquara sportive.