10:50 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Turqi-Shqipëri, jetike për kuqezinjtë

Shqipëria sot do të përballet me Turqinë në “Ulker Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Pas fitores 4:2 ndaj Islandës, Shqipëria do të kërkojë një fitore tjetër ndaj Turqisë që do i mbante gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Turqia për momentin prin në tabelë me 15 pikë ndërsa Shqipëria është e katërta me 9 pikë.

Vetëm fitore do iu kryente punë kuqezinjve dhe çdo rezultat tjetër do të thoshte elimimin nga Kampionati Evropian, shkruan Indeksonline.

Në pozitën e dytë është Franca me 15 pikë ndërsa në të tretin gjendet Islanda me 12 pikë. Kë to dy kombëtare do ta zhvillojnë duelin mes tyre sonte në të njëjtin orar./Indeksonline/