23:16 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Turqia arreston edhe një shtetas gjerman, e akuzon për propagandë terroriste

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka konfirmuar se është arrestuar një shtetas gjerman, në provincën Hatay në Turqi.

Denis E. akuzohet nga autoritetet turke se ka shprehur mbështetjen e tij në rrjetet sociale, për Partinë e Jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Ai u arrestua gjatë një aksioni anti-terror dhe pas marrjes në pyetje, u ndalua nga Prokuroria nën dyshimin se ka përhapur propagandë terroriste.

Ministria e Punëve të Jashtme, është në kontakt të drejtpërdrejtë me shtetin turk lidhur me këtë çështje.

Partia Punëtore e Kurdëve, konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, BE, dhe nga SHBA, raporton DW.

Tensionet midis Turqisë dhe Gjermanisë u përshkallëzuan pas grusht shtetit të dështuar në korrik të vitit 2016 dhe gjendjes së jashtëzakonshme pasuese, ku pa një numër të shtetasve gjermanë të burgosur, përfshirë gazetarin gjermano-turk Deniz Yücel.