18:16 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Turqia do kthejë në Francë gruan që bënte “mblesëri” për ISIS

Një grua franceze, e cila akuzohet se ka shërbyer si mblese për ISIS-in, ndodhet mes një grupi luftëtaresh femra të ISIS-it që po dëbohet nga Turqia për në Francë.

25-vjeçarja Tooba Gondal, e cila ka studiuar në universitetin e Londrës, kishte thënë se kishte pasur leje banimi në Britani, por Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar e ka përjashtuar që para një viti.

Qendra Franceze për Analizimin e Terrorizmit ka thënë për Times se Gondal do të dërgohej në Francë si pjesë e planit të Ankarasë për të zbrazur burgjet turqe nga xhihadistët.