17:20 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Tusha rikthehet, luan disa minuta në fitoren e Denizlispor

Skuadra e Denizlispor ka arritur fitore të madhe sot në ndeshjen ndaj Yeni Malatyaspor me rezultat 3-2.

Në këtë përballje pati minuta edhe për yllin kosovar, Veton Tusha – i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 83’të, shkruan IndeksOnline.

Tusha rikthehet në formacion, pasi mungoi në shtatë ndeshjet e fundit të klubit turk.

Kujtojmë që kosovari ka shënuar një gol për ekipin turk dhe atë e bëri në ndeshjen ndaj Galatasarayt.

Në përballjen mes Denizlispor dhe Yeni Malatyaspor, minuta s’pati për ish-lojtarin e Ballkanit, Jemit Topalli./IndeksOnline/