12:07 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Tusk arrin në Prishtinë, takohet me Thaçin

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka arritur në Prishtinë dhe tani ai është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ku më pas adresimi do të ndodh në hollin e kuvendit.

Donald Tusk nuk pritet të takoj ndonjë lider tjetër pos Thaçit.

Qëllimi kryesor i vizitës së Tusk në Kosovë  është përgatitja për Samitin BE – Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj.

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje.

Ndryshe, Tusk ka nisur turin e tij në Ballkan nga dita e martë, ku së pari vizitojë Shqipërinë, ndërsa gjatë ditës së djeshme qëndroi në Beograd./Indeksonline/