11:03 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / C E

“Tuttosporti” zbulon të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo po kalon sezonin e dytë me fanellën e Juventusit.

Edhe pse ky sezon ishte i jashtëzakonshëm pas ndërprerjeve që shkaktoi koronavirusi, Ronaldo tregoi se është ende në nivelet e larta.

Ndërkohë është spekuluar se ai mund të largohet nga “Zonja e vjetër” pas përfundimit të sezonit, shkruan Indeksonline.

Por sipas “Tuttosportit”, portugezi nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadër dhe do të qëndrojë për të arritur sukseset e radhës.

Ai po synon rekorde dhe histori, duke shënjestruar golashënuesin më të mirë të Ciro Immobiles dhe këpucën e artë të Robert Lewandowskit. /IndeksOnline/