08:40 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

U bë i njohur në Kupë të Botës, Ahmed Musa mbetet pa ekip

Futbollisti i njohur nga Nigeria, Ahmed Musa mori famë në Kupën e Botës para dy viteve.

Ai luajti tek Leicesteri gjatë sezonit 2016/17, por nuk la ndonjë shenjë, transmeton Indeksonline.

Musa u transferua tek CSKA Moska dhe pastaj në ligën e Arabisë Saudite, Al Nassr.

Pas 3 sezoneve të kaluara tek Al Nassr, 28 vjeçari u largua nga klubi arab. Ai tashmë është futbollistë i lirë.

Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e nigerianit./Indeksonline/