13:22 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

U fut në fushën e lojës për ta festuar golin, FFK paralajmëron Prishtinën

Komisioni i Garave i Superligës në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 09.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të fundit.

Andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto vendime:

1. Regjistrohen ndeshjet e javës së 9-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë, transmeton IndeksOnline.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave.

Image may contain: one or more people, people playing sports, people standing and outdoor

Ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova në këtë raste:

Ndaj lojtarit të Llapit, Bujar Idrizi (motivi – fyerje e referit kryesor, D.Çaka në ndeshjen KF Prishtina – KF Llapi e zhvilluar në Prishtinë me datë 07.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj Prishtinës (motivi –  lëshim në organizimin e ndeshjes, hyrja e një shikuesi në fushë  për të festuar golin në ndeshjen KF Prishtina – KF Llapi e zhvilluar në Prishtinë me datë 07.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së)./IndeksOnline/