22:41 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

U hodh nga dalja emergjente e avionit, vdes një ditë pas në spital!

Një grua ka vdekur pasi u rrëzua nga dalja emergjente e një aeroplani përpara se udhëtarët të hipnin në të.

Gruaja vdiq një ditë pas incidentit në një Boeing 777 të Emirateve në Aeroportin Ndërkombëtar të Entebbe në Ugandë.

Ajo ishte në fluturim EK729 duke u përgatitur për t’u kthyer në Dubai në orën 3.25 të mërkurën.

Dëshmitarët raportohet se e kanë parë atë duke mbajtur një shishe qelqi nën mjekrën e saj duke aluduar në teori se vdekja e saj ishte vetëvrasje.

Një dëshmitar i tha Daily Monitor se gjunjët e saj u thyen dhe trupi u prerë me xhama të thyer nga shishja me të cilën kërceu.

Një zëdhënës i Emirateve tha: “Një anëtar i ekuipazhit tonë të kabinës fatkeqësisht ra nga një derë e hapur derisa përgatiti avionin për fluturim. Anëtari i ekuipazhit të dëmtuar u soll në spitalin më të afërt ku vdiq më vonë”. /Indeksonline/