18:07 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

U kapën me prostituta, basketbollistët japonez kërkojnë falje në konferencë

Katër basketbollistë japonezë janë dërguar në shtëpi nga lojërat aziatike pasi akuzohen se kanë paguar femra për seks. L

Lojtarët kishin dalë për darkë në Xhakarta, me uniformat e tyre dhe ishin parë të shkonin në një hotel nën shoqërinë e femrave.

Lojërat aziatike u hapën në kryeqytetin indonezian të shtunën dhe vazhdojnë deri më 2 shtator.

“Unë ndjej një lloj turpi”, ka thënë drejtuesi i delegacionit japonez. “Na vjen thellësisht keq – ka thënë ai.

Ndeshjet e basketbollit nisën para ceremonisë së hapjes, që u mbajt të shtunën në mbrëmje dhe incidenti duket se ka ndodhur pas fitores me Katarin, të enjten.

Basketbollistet e Japonise kerkojne falje on Vidnews.

Zyrtarët japonezë thanë se katër lojtarët ishin takuar me një person që fliste japonisht, i cili u kishte treguar një bar ku mund të takoheshin me femra.

Basketbollistët kishin kaluar disa orë në bar para se të hynin në një hotel në shoqërinë e katër femrave, dhe të qëndronin atje deri mëngjesin e të premtes shkruan TCH.

Zyrtarët konfirmuan sidoqoftë se lojtarët ishin kthyer në shtëpi me shpenzimet e tyre dhe se tetë lojtarët e mbetur do të vazhdonin kompeticionin. “Atletët duhet të jenë modele në shoqëri, jo vetëm në arenat sportive por edhe kudo tjetër”, thanë zyrtarët japonezë.