17:11 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

U mbyllë 24 orë në shtëpi për ta festuar transferimin te Barça

Arturo Vidal e festoi ditën e tij të parë si lojtar i Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

Dhe ai e bëri këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar ditën me familjen e tij.

Mesfushori kilian e kaloi ditën në shtëpinë e tij në Grunwald, një lagje në periferi të Mynihut.

SPORT shkoi te shtëpia e Vidalit, por ai preferoi që ta mos ta lejojë askënd që ta shohë atë dhe kështu qëndroi në kopsht me fëmijët e tij.

Klubi dhe lojtari kanë qenë në kontakte të vazhdueshme dhe pritet që Vidal të udhëtojë nesër drejt Barcelonës nga Mynihu.

Formula e ardhjes së tij është – së pari fotot me logon e klubit, më pas testet mjekësore.

Vidal ka pasur një sezon të vështirë shkaku i lëndimeve, por ai ka punuar mjaft që të rikthehet në formë./IndeksOnline/