11:20 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

U pa në një klub nate, Interi vendosë nëse do ta dënojë Nainggolanin

Radja Nainggolan ka qenë në probleme viteve të fundit në lidhje me aktivitetet e tij, por përforcimi më i ri i Interit pritet të mos dënohet nga klubi pasi u pa në një klub nate.

Në Kampionatin Botëror në Rusi, përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez bëri punë të mrekullueshme duke i drejtuar ”Djajtë” deri në gjysmëfinalen e kësaj gare.

Por, Martinez befasoi të gjithë duke e lënë Radja Nainggolanin jashtë skuadrës dhe të gjithë menduan se ky ishte një vendim i tmerrshëm, pasi që mesfushori i Romës konsiderohet si njëri prej më të mirëve në Evropë.

Megjithatë, Nainggolan përmes disa mënyrave të tij, ka ditur që gjithnjë t’i injorojë trajnerët e tij, sidomos me prezencën e tij në klube nate dhe përdorimin e duhanit, transmeton IndeksOnline.

Gazeta italiane, Corriere dello Sport, shkruan se pavarsisht kësaj, Interi nuk do ta dënojë mesfushorin belg.

Interi ka bërë marrëveshje të mira në këtë afat kalimtar veror duke duke sfiduar Juventusin në këtë aspekt.

Por, ”Nerazzurrët” e filluan keq sezonin e ri me një humbje nga Sassuolo, teksa këtë fundjavë do të përballen me Torinon./IndeksOnline/