22:41 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

U sulmua brutalisht, Baby G rrëfen planin e ish-shoqes që e rrahu (Foto)

Këngëtarja shqiptare Baby G mbrëmë në Dubai është sulmuar nga ish-shoqja e saj Bleta Bashi e pjesmarrës në këtë sulm ishin edhe 3 persona të tjerë.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë së saj Instagrma, ku shfaqi edhe shenjat e dhunës. Madje këtë rast ajo e ka lajmëruar edhe në Polici, shkruan Indeksonline.

Mirëpo këto akuza i ka hedhur Bleta, ajo e ka quajtur këngëtaren edhe gënjeshtare. E kjo e fundit përmes një postimi ka sqaruar gjithë ngjarjen ‘planin’ siç e quan ajo, ndërsa ka postuar edhe disa imazhe ku tregon ndihmën mjekësore që ka marrë pas sulmit.

“Ky ishte gjithë plani i saj! Ajo donte që kjo të ndodhte dhe ajo s’ka zemër dhe as ndjenja. Ajo s’kishte asnjë shenjë që është prekur. Unë kam video duke qarë, pasi ajo më rrahu. Ishte plani i saj që të merrte edhe 3 persona të tjerë në makinë dhe më vuri në një pozicion që unë s’mund të bëja asgjë, ku me goditi. Pasi më rrahu ajo u fut në makinë dhe e goditi vetën në hundë dhe më pas thirri Policinë (ajo dëshiron që unë të jem në telashe nga Pilicia dhe kështu që mos të mund të udhëtoj. Kam prova për gjithçka dhe nuk heq dorë. Unë kurrë nuk do të dorëzohem”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja./Indeksonline/

Temat: