16:54 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Udinese e Behramit gjunjëzon Romën

Sa mendohej që Roma kishte filluar t’i rikthehej rezultateve pozitive, sërish ka bërë një hap prapa në Serie A.

“Gjallorosët” janë mposhtur me rezultat 1-0 në “Dacia Arena” nga Udinese.

Skuadra e Di Francescos ishin nga fillimi më të mirë dhe dominante në lojë por nuk arritën të gjenin golin.

Goli i vetëm i takimit u shënua pas një kundërsulmi të Udineses, ku shënoi lojtari më i mirë i kësaj skuadrës, Rodrigo De Paul.

Skuadra ku luan Behrami arriti mjaft mirë të menagjoj rezultatin duke argëtuar 3 pikë mjaft të rëndësishme, pas një serie negative të rezultateve. /IndeksOnline/