15:27 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes, Kosovë – Azerbajxhan

Kombëtarja kosovare do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare të kampanjës së saj në Ligën e Kombeve të martën në Prishtinë.

Të besuarit e Bernard Challandes do ta kenë para vetes Azerbajxhanin në duelin, ”i pari kundër të dytit”.

Kosovës i mjafton vetëm një pikë që të kualifikohet tutje në këtë kompeticion, transmeton IndeksOnline.

Image result for Benoit Millot

Ndeshja e së martës do të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri” të martën me fillim nga ora, 20:45.

Dhe para ndeshjes, tani, UEFA ka caktuar gjyqtarët që do ta drejtojnë takimin në fjalë.

Ndeshjen në fjalë do ta drejtojë gjyqtari francez, Benoit Millot, me ndihmësit e tij, Mehdi Rahmouni, Bertrand Jouannaud, Frank Schneider, Karim Abed dhe Benjamin Pages./IndeksOnline/