23:43 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

UEFA cakton gjyqtarin që për herë të parë do ta drejtojë Barçën

UEFA ka zbuluar gjyqtarin që do ta drejtojë ndeshjen, Tottenham – Barcelona që zhvillohet të mërkurën në kuadër të Champions League.

Gjyqtari në fjalë është 37-vjeçari gjerman, Felix Zwayer.

Katalunasit kurrë më parë nuk janë përfshirë në një ndeshje të drejtuar nga Zwayer.

Në ditën e parë të kampanjës së re në Champions Leagues, greku, Thasos Sidiropoulos ndëshkoi me të kuq Samuel Umtitin pas dy kartonave të verdhë.

Dhe kjo e ka lënë Ernesto Valverden me më pak opsione në mbrojtje për sfidën që zhvillohet në ”Wembley”./IndeksOnline/