09:32 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

UEFA i thotë “JO” planit financiar të Milanit

UEFA e ka refuzuar planin e FairPlay të paraqitur nga Milani për të shmangur dënimin nga shtëpia evropiane e futbollit.

Sipas drejtuesve të UEFA-së plani i skuadrës italiane nuk është bindës, pasi që ai duhet të siguroj se nuk do të ketë probleme ekonomike brenda 2-3 viteve dhe mos të ketë humbje më shumë se 150 milionë në vit.

Sipas te gjitha gjasave Milan do kaloje në planin tjetër atë të “settlement agrement” të cilën e ka bërë më parë ne Itali Roma dhe Inter ku klubi pranon dënime të lehta si ajo e Interit një vit më parë ku disa nga lojtaret nuk u federuan në Europa League. /IndeksOnline/

 

Temat: