UEFA ka një pyetje për ju: Kush e shënoi golin më të mirë të javës?
Java e parë në fazën e grupeve në Champions League mbaroi dhe ishte mjaft emocionale – të martën, ashtu edhe të mërkurën.
Të gjithë favoritët fituan, përveç Manchester Cityt të Pep Guardiolas, që pësoi humbje me rezultat, 1-2 nga Lyoni në Mançester.
Pas publikimit të formacionit të javës, tani UEFA ka zgjedhur edhe golat më të mirë të kësaj jave në Champions League, transmeton IndeksOnline.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka zgjedhur katër gola në mesin e më të mirëve, dhe tani tifozët do ta zgjedhin vetëm njërin prej tyre.
Who scored the #UCL Goal of the Week? ⚽?
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 20, 2018
Golat e zgjedhur nga UEFA janë: Ousmane Dembele kundër Ajaxit, Mauro Icardi kundër Tottenhamit, Mariano Diaz kundër Romës dhe Renato Sanches kundër Benficas./IndeksOnline/