18:03 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

UEFA ka publikuar datat dhe vendet e zhvillimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Kosova në Ligën e Kombeve është pjesë e Ligës D dhe në grupin 3 bashkë me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me Azerbajxhanin në Baku, kurse ndeshjen e parë si vendës e zhvillon ne Ishujt Faroe më 10 shtator.

UEFA në ueb faqen e vet ka publikuar Stadiumin Fadil Vokrri si arenë të zhvillimit të kësaj ndeshjeje, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka ka përfunduar rreth lejimit të zhvillimit të ndeshjeve në këtë stadium.

Më herët rreth kësaj teme ishte deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm o FFK-së Erroll Salihu, por edhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, duke pohuar se nuk presin befasi ose raport negativ, por se ndeshjet e kombëtare së Kosovës do të luhen në Prishtinë tash e tutje./IndeksOnline/