13:26 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / Gj. Sh

UEFA me sondazh për ndeshjen Izrael – Kosovë, ky është rezultati

Kombëtarja e Kosovës sot do ta nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse do të përballen me Izraelin.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Bloomfield”.

Ndeshja në fjalë i takon xhiros së parë në Grupin I.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen Izrael – Kosovë, 49% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 44% mendojnë se triumfojnë izraelitët.

7% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.