18:03 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

UEFA: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës fillojnë me një minutë heshtje (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka paralajmëruar se ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Europa Ligës do të fillojnë me një minutë heshtje.

Krejt kjo për shkak të vdekjes së futbollistit të Fiorentinas, Davide Astorit, transmeton IndeksOnline.

“Një minutë heshtje do të aplikohet në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligë për nder të mbrojtësit të Fiorentinas dhe Italisë, Davide Astori, i cili vdiq papritur në fundjavë në moshën 31 vjeçare”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.

Nesër rikthehen emocionet e Ligës së Kampioënve me ndeshjet: Liverpool – Porto dhe PSG – Real Madrid./IndeksOnline/