15:02 / E Premte, 15 Tetor 2021 / B O

Ulpiana ia merr një pikë Dritës, Drenica ia ndal “rrymën” Ferronikelit

Ulpiana ka arritur të marr një pikë në përballjen me Dritën. Simonovski kaloi në epërsi kampionët aktual në pjesën e parë. Me të filluar pjesa e dytë, Ulpiana barazon me anë të Qerimit.

Drenica ka arritur fitore bindëse në derbin me Ferronikelin. Dy gola nga Uka, Zabërgja e Denisson me nga një vulosën fitoren bindëse të Drenicës.

Me këtë fitore, Drenica rikthehet si lidere me 17 pikë, ndërsa Ferronikeli ka 10 pikë në vendin e shtatë./Indeksonline/