11:57 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Ulreich ndihet fajtor, bashkëlojtari i lë koment epik: Ju na shpëtuat b** disa herë (Foto)

Portieri i Bayern Munchen, Sven Ulreich ka bërë një gabim trashanik në barazimin 2 me 2 ndaj Real Madridit.

Skuadra gjermane u eliminua në fazën gjysmëfinale nga kampioni aktual europian, Real Madrid, shkruan IndeksOnline.

Gjithcka ishte duke shkuar mirë për ekipin e Bayernit, por portieri Ulreich bëri një gabim trashanik dhe ekipi i tij u eliminua nga kjo fazë.

Ai ka bërë një shkrim në rrjetet sociale, duke i kërkuar tifozëve të falur për gabimin.

Por, në mbrojtje i ka dalë bashkëlojtari i tij, Javier Martinez, i cili ia ka lënë një koment epik.

“Ju na ke shpëtuar bo** disa herë Ulle!”.

“Nuk mund ta përshkruajë me fjalë se sa i zhgënjyer jam për largimin nga Champions. Ne me të vërtet donim të bënim më të mirën dhe pastaj ndodhi një gabim i panevojshëm nga unë. Nuk mund ta shpjegoj. Më vjen keq, për ekipin dhe tifozët”, ishte shkrimi i portierit gjerman./IndeksOnline